Microdermoabrasion është një teknikë invazive e cila përdoret për të rinovuar tonin dhe strukturën e përgjithshme të lëkurës. Përmirëson lëkurën e dëmtuar nga dielli, rrudhat, linjat e formuara nga shprehi të fytyrës, njollat e moshës, shenjat e akneve dhe probleme të tjera që lidhen me lëkurën. Procedura përdor një aplikues të vecantë më një sipërfaqe gërryese për të larguar butësisht shtresën e jashtme të lëkurës duke e rinovuar atë.
Microdermabrasion konsiderohet një procedurë e sigurt për shumicën e llojeve dhe ngjyrave të lëkurës. Njerëzit mund të zgjedhin të marrin procedurën nëse kanë shqetësimet e mëposhtme të lëkurës:
- linja të imta dhe rrudha
- hiperpigmentimi, njollat e moshës dhe njollat kafe
- poret e zmadhuara dhe kapelat e zeza
- puçrrat
- shenjat e shtrirjes
- ton dhe cilësi e pabarabartë e lëkurës
- melasma
- dëmtimi nga dielli
Si funksionon?
Microdermabrasion është një procedurë që bëhët brenda qendrës estetike dhe zakonisht zgjat rreth një orë. Zakonisht kryhet nga një profesionist i licencuar për lëkurë.
Nuk është e nevojshme të përdorni anestezi ose një agjent mpirjeje për mikrodermabrasion.
Gjatë takimit tuaj në Ledismile Estetikë, ju do të uleni në një karrige të mbështjllëse. Mjeku do të përdorë një pajisje dore për të spërkatur butësisht grimcat ose rërën në shtresën e jashtme të lëkurës në zonat e synuara. Në përfundim të trajtimit, një një hidratues lëkure si dhe krem dielli do të aplikohen në lëkurën tuaj.