Depilim me lazer

PIN

Depilim definitiv me lazer për të gjithë trupin (fytyra, mustaqe, krahë, bikini, sqetulla, këmbë) të teknologjisë së fundit me 3 lloje gjatësie valësh të integruara në një aplikator të vetëm:

  • Aplikator me ftohje të brendshme, i cili e bën procedurën aspak të dhimbshme dhe shumë të rehatshme.
  • Lazer i induktuar për t’u përdorur në cdo stinë, edhe gjatë stinës së verës.

Teknologjia më e mirë dhe efikase. Me 3 gjatësi valësh NdYang-1074 mm, Alexandrite 640 mm, Diode 810 – direkt në bulb me një aplikator të integruar me ftohje të brendeshme. 3 gjatësitë e ndryshme të valëve përdoren dhe janë efikase per cdo tipologji të qimes dhe lekurës, si për qimet e holla dhe bjonde apo të bardha, ashtu dhe për lëkurën brune dhe qimet e trasha, si dhe për lëkurë të thatë dhe të yndyrshme apo të ndjeshme.

Përfitimet e depilimit me lazer

  • Synojnë në mënyrë selektive qimet e errëta, të trashë ndërsa lë lëkurën përreth të padëmtuar.
  • Cdo puls i lazerit merr një pjesë të sekondës dhe mund të trajtojë shumë qime në të njëjtën kohë. Zona të vogla si buza e sipërme mund të trajtohen në më pak se një minutë, dhe zona të mëdha, të tilla si shpina ose këmbët, mund të zgjasin deri në një orë.
  • Shumica e pacientëve kanë humbje të përhershme të qimeve pas një mesatare prej tre deri në shtatë seanca.
  • Pa dhimbje.

Pyetjet më të shpeshta që më bëjnë pacientët:

  • A mund të aplikohet depilimi me lazer gjatë verës?

Lazeri jonë aplikohet edhe gjatë verës por është shumë e rëndësishme ndjekja e disa rregullave post-terapeutike si shmangia e ujit ditën e procedurës, shmangia e diellit 3 ditë pas dhe aplikmi i kremrave me SPF të lartë (50,50+) në zona shumë të ekspozuara në diell. Pas lazerit mund të aplikohen kremra qetësues si me kamomil ose aloe vera nëse e ndjen të nevojshme.

  • A arrin të kapi lazeri cdo qime të gjendur në trup?

Lazeri në Ledismile Estetikë është për cdo tipologji të qimes si ato më bjonde dhe të holla deri tek ato më të zeza dhe të trasha pasi ka 3 lloje gjatësi valësh të integruara. Ne sajë të qimes përshtatet lazeri në parametrat e duhura që të jetë sa më efektiv.

  • Sa i rrezikshëm është përdorimi i lazerit?

Lazeri nuk është i rrezikshëm, pasi mënyra e funksionimit të tij ka të bëjë me gjatësinë dhe energjinë e valëve të cilat kthehen në nxehtësi, valë të cilat njohin vetëm pigmentin e melaninës së qimes dhe godasin bulbin e saj pa shkaktuar asnjë dëm në indet përreth.

Lazeri nuk ka asnjë efekt anësor nëse përdoret nga një staf i mirëtrajnuar. Edhe ato pak efekte anësore që mund të jenë si djegie e lehtë e lekurës ose irritm, shmangen me teknikën dhe lazerin e duhur. Deri më sot nuk ka pasur studime dhe as raste apo konkluzione, që të rezultojë se lazeri për depilim është kancerogjen. Në rastin e nishaneve apo formacioneve anatomike me hiperpigmentim nuk lejohet të kalojë rrezja e lazerit ndaj ato mbulohen gjatë trajtimit.

  • Cila është mosha e këshillueshme për të bërë depilim me lazer?

Mosha e preferueshme është mbi 18 vjec pasi nën këtë moshë c’rregullimet hormonale mund të ndikojnë në mosefektivitetin 100% të terapisë.

  • Sa seanca është e nevojshme të kryhen për të marrë një rezultat të kënaqshëm?

Për trupin duhen bërë 8 seanca dhe për fytyrën 12 seanca, mjekrrën në intervale 4 deri në 8 javë nga njera-tjetra. Që pas seancës së parë vërehet një rrallim shumë i lehtë dhe hollim i qimes por pas seancës së tretë dhe të katërt vërehet rrallim i fuqishëm dhe mosdalja më e qimes.  Depilimi me lazer është definitiv për 100% të qimeve ekzistuese të trupit por në varësi edhe të zhvillimeve hormonale, si për shembull shtatëzani apo c’rregullime hormonale të tjera. Dalja e qimeve të reja është dicka që mund të kërkojë 2 seanca në vit, një në 6 muaj edhe pse mund të kesh përfunduar të gjitha seancat bazë të depilimit definitiv. Lazeri për fytyrën e sidomos për qimet e mjekrrës mund të mos jetë efikas sepse pavarësisht që goditen qimet ekzistuese në një c’rregullim hormonal, qimet e reja do të dalin serisht, ndaj është e nevojshme të kuptohet shkaku. Qimet ekzistuese goditen ne bulb duke bërë te pamundur rimbirjen e tyre dhe ne kete menyre behet eleminimi definitv i folikulave.

Nëse keni pyetje të tjera lidhur me depilimin me lazer ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni në format tona të kontaktit:

Tel: +355684544888

Facebook: Ledismile Estetike

Instagram: ledismile_estetike

You May also Like