Botox, është miku më i mirë i një femre por jo vetëm. Është procedura më e kërkuar dhe me e përdorur sot për sot në botë sepse nuk ka thuajse asnjë efekt anësor, shoqëruar kjo me një rezultat mbresëlënës dhe 100% të sigurtë në fshirjen totale të rrudhave.
Botox është një medikament i cili dobëson ose paralizon muskujt. Në doza të vogla, përdoret për të reduktuar rrudhat e lëkurës dhe në trajtimin e disa kushteve të muskujve. Mjeku specialist bën injeksione botox nga doza shumë të vogla të toksinës botulinum. Ilaçi mund të paralizojë përkohësisht muskujt.
Pyetjet më të shpeshta që më bëjnë pacientët në lidhje me botox:
- Cila është mosha e duhur për të nisur trajtimin me botox?
Rrudhat që shfaqen si pasojë e shprehisë së fytyrës mund të fillojnë që fëmijë. Njerëzit presin që të shkojnë te të 40-at për të filluar trajtimin me botox me parimin që është herët. Botoxi fillohet që në moshën 18-vjecare kur shihet e arsyeshme, për parandalim nëse pacienti ka shumë linja ose rrudha në fytyrë, të cilat krijohen që me një lëvizje të lëhtë të mimikës.
Nuk është mosha juaj që përcakton kur përdorimi i botox është i drejtë për ju, është shprehija e linjave tuaja. Në fakt, 64% e kirurgëve plastikë raportojnë se kanë një rritje të përdorimit të botox për pacientët në fillimet të 30-tave. E vërteta është, linjat e secilit formohen ndryshe. Koha mund të ndikohet nga një kombinim i faktorëve, nga ndryshimet qelizore që mund të ndodhin me kalimin e kohës, deri te ulja e kolagjenit, tek faktorët gjenetikë, ose nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira nga dielli dhe ambienti.
- Shpeshherë dëgjoj që pas trajtimit me botox të ”bie fytyra”. Mund të ma shpjegoni pak më gjërë si fenomen?
Si mund të të bjerë fytyra? Nuk ka sens sepse në momentin që mbaron efektin botoxi, muskujt do fillojnë të bëjnë lëvizjet e tyre dhe kaq. Domethënë cdo gjë kthehet në normalitet sic ka qënë në momentin kur ende nuk ishte aplikuar botox. Madje në disa zona, si rrudhat midis vetullave, pasi i bën 3 herë me botox, nuk është më e nevojshme t’i ritrajtosh sepse fshihet nga memoria e muskujve.
- Cfarë është toksina botulinum?
Toksina botulinum është toksina që përbën proteinën e botoxit e cila prodhon bakterin Clostridium botulinum që shkakton sindromën botulism. Një sindromë e cila dobëson muskujt që kontrollojnë sytë, fytyrën, gojën etj. Vlen të përmendet se zbulimi i saj është bërë rastësisht te njerëzit që vuajnë nga sindroma pasi qëndrojnë gjithmonë të rinj dhe pa asnjë rrudhë.
- Cilat janë zonat në të cilat aplikohet më shpesh botox?
- muskujt e ballit
- muskujt e inatit (rrudhat 11),
- mukuli anash syve,
- rrudhat anash syve,
- botox për gummysmile,
- muskujt maseter,
- për ngritjen e vetullave,
- për hollimin e fytyrës,
- për djerësitjen e tepërt të sqetullës, duarve dhe këmbëve
- për ngritjen e buzës së sipërme.
- Si është e mundur që të largoj frikën për të bërë botox sepse e shoh shumë të nevojshme?
Janë të shumtë njerëzit të cilët kanë frikë të nisin trajtimin me botox pasi mendojnë lloj-lloj pasojash. Në fakt botoxi është një nga procedurat më të sigurta. I vetmi ndryshim do jetë që pas dy javësh do të dukeni 10 vite me të rinj.
Për një kohë shumë të gjatë trajtimi me botox ka qenë tabu në Shqipëri, dhe ndonjëherë vazhdon të jetë. Kjo vjen vetëm si pasojë e mosinformimit dhe keqinformimit.
Para disa vitesh kur përmendej termi botox mendohej se ishte e arritshme vetëm nga aktorët e Hollywood. Përpos faktit që media reklamonte raste me fytyra te deformuara që nuk mund të ngelen nga botoxi por nga silikoni, dhe cdo gje ishte lidhur ne mendjen tonë me rezultatet e botox.
- Është botox-i vetëm për femrat apo mund të përdoret edhe nga meshkujt?
Aspak! Shumë burra e bëjnë botox kozmetik për tu kujdesur për pamjen e tyre.
Numri i burrave që zgjedhin trajtim te tillë është rritur shpejt – vetëm në tre vitet e fundit, burrat kanë marrë mbi një milion trajtime të toksinës botulinum. 80% do të zgjedhin të trajtojnë së pari rrudhat anash syve, ndërsa 74% do të përcaktojnë përparësitë e tyre në ballë, dhe 60% do të donin më shumë të trajtonin linjat e tyre të vrenjtura. Sipas një studimi mosha e meshkujve që dëshirojnë të trajtohen me botox ose që nisin trajtimin varjon 30-65 vjec.
- Sa injeksione është e nevojshme të bëj në pjësën e fytyrës?
Trajtimi me botox është i përshtatur për qëllimet dhe nevojat tuaja. Ardhja në klinikë do të përcaktojë trajtimin e duhur për cdo zonë që ju dëshironi. Jeni të mirëpritur në Ledismile Estetikë për të marrë cdo informacion të nevojshëm për rastin tuaj!
Për zonën e rrudhave anash syve injektohen 3 zona të muskujve që janë në anë të syrit. Kjo do të përsëritet me muskulin që kornizon muskulin tjetër. Në zonën e rrudhave të inatit injektohen 5 injeksione në muskujt midis faqeve dhe në ball. Në zonën e rrudhave të ballit injektohen 5 injeksione në një muskul në ballin tuaj.
- Sa kohë do të marrë trajtimi?
Procesi aktual i injektimit zgjat 10 minuta. Me ardhjen e pacientit në klinikë specialisti i Leeismile Estetikë do të diskutojë me ju qëllimet e trajtimit dhe do të kryejë një analizë të fytyrës për të përcaktuar fushat e përshtatshme të trajtimit. Pastaj, disa pacientë raportojnë se kur injektohen me botox ndjehen si një pickim të vogël. Specialisti juaj mund të përdorë akull për të mpirë zonën e trajtimit, ose një krem me mpirje aktuale, përpara se të administroni trajtimin tuaj.
Trajtimi kërkon një kohë minimale. Kështu që ju mund të ktheheni në rutinën tuaj të përditshme menjëherë pasi të dilni nga klinika e jonë.
Nëse keni pyetje të tjera lidhur me botox ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni në format tona të kontaktit:
Tel: +355684544888
Facebook: Ledismile Estetike
Instagram: ledismile_estetike