Monodramë shkruar nga Taulanda Jupi
2014-2015
SKENA I
(Në qendër të skenës Ajo këndon …)
When marimba rhythms start to play,
Dance with me, make me sway
Like a lazy ocean hugs the shore
Hold me close, sway me more
Like a flower bending in the breeze
Bend with me, sway with ease
When we dance you have the way with me
Stay with me, sway with me
Other dancers may be on the floor
Dear, but my eyes will see only you
Only you have that magic technique
When we sway I go weak
I can hear the sound of violins
Long before it begins
Make me thrill as only you know how
Sway me smooth, sway me now……
(muzika vazhdon edhe pak në sfond… …)
Pse këndoj? Është një zakon që më ka mbetur nga fëmijëria… Sa herë kam ditëlindjen bëj dy gjëra: këndoj dhe i bëj vetes një dhuratë. Sot është një ditë e veçantë: ditëlindja ime e 35-të!
Është një nga ato ditë kur nuk ndiej të ngopur me diell, me ajër, me jetë… Është një nga ato ditë kur ndihem aq e lumtur… Sonte do të bëjmë një festë të madhe. Unë do të vesh një fustan të bardhë…!
(Ulet diku, kthen kokën poshtë mes dy këmbëve dhe kreh flokët. Ndërkohë në sfodin pas saj zbret nga lart një fustan i zi. Bie një zile telefoni. Ajo ngrihet me entuziazëm dhe shkon të përgjigjet.)
Ana – Alo?
Zëri- Përshëndetje! Me zonjën Ana flas?
Ana – Po.
Zëri– Telefonoj nga spitali. Përgjigjet e analizave të checkup-it tuaj janë gati.
Ana – (duke nxituar ta mbyll bisedën) Ah faleminderit! Sot nuk mund të vi t’i marr, por …
Zëri –(e ndërpret) Duhet të takoni doktorin për një konsultë. A mund të vini nesër në orën 16?
Ana – Pse, çfarë problemi ka?
Zëri – Unë nuk mund t’ju them më shumë. Duhet të bisedoni me doktorin.
Ana – Ashtu? … Mirë…! Faleminderit!
(Kthehet të krehë flokët aty ku ishtë më parë dhe vazhdon të krihet por me një tjetër ritëm.Në fakt nuk e ka mendjen fort tek e krehura)
Pse sikur kam një qetësi që nuk është e imja? Ç’ishte kjo telefonatë? Pse pikërisht sot?
(Aparte)Unë nuk e dija ç’po ndodhte … por nuk do ta harroj kurrë. Ishte ora 10.28 kur ra ajo zile e mallkuar telefoni, që ndryshoi përgjithmonë jetën time. Megjithëse asgjë nuk ishte thënë, megjithëse analiza dhe vizita të tjera do të bëheshin e parandjeva, se diçka kishte ndodhur.
Gëzuar ditëlindjen e Ana!