Mirësevjen në blogun tim!

E vendosur!
Kjo do të ishte një fjalë që më rri pranë.
E vendosur të shoh përpara, duke reflektuar mbi të shkuarën,

E vendosur se çdo punë e kryer me pasion e përkushtim është një rrugëtim më i vlefshëm se vetë realizimi. Suksesi mbetet një çast, një pikë ku mbështetem për hapin e rradhës.

E vendosur të mbetem vetja në këtë botë që vazhdimisht përpiqet të na ndryshojë, të na sprovojë, të na sfidojë me imponim.

E vendosur në përpjekje të vazhdueshme për të qenë motivuese dhe mbështetëse për ata që më rrethojnë apo që bashkëpunoj.

E vendosur dhe me besimin në zot për të lënë gjurmën time në këtë botë.